Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mesditën e kësaj të premteje në fshatin Tërvol të Gramshit, ku 75-vjeçari Xhevat Sinani vrau bashkëshorten e tij Z.S dhe vëllanë Shaqir Sinani.
Mediat raportojne se autori i krimit, pas ngjarje ka telefonuar fëmijët, ku u ka thënë se ka vrarë mamanë e tyrë dhe vëllanë e tij.
Informacion shtesë
Shërbimet e Policisë, falë reagimit në kohë kanë kapur në këto momente autorin e krimit të dyfishtë .
Dyshohet se shtetasi Xhevit Sinani rreth 75 vjeç, dyshohet se ka vrare me sende të forta bashkeshorten Zeqine Sinani dhe vellane e tij Shaqir Sinani.
Mësohet se autori dy vitet e fundit ka shfaqur probleme mendore, por jo sjellje agresive.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë.