Dëmi që shkakton tensioni 14-15 tek organet ne trupin e tonë nga Prof. Asc. Marsida Duli

Një pjesë e pacientëve që vuajnë nga tensioni shpesh shprehen se janë mësuar me një tension të lartë e të qëndrueshëm si të tillë.

Por kjo përshtatje është mjaft e dëmshme, pasi normaliteti i tillë fsheh një sërë dëmesh shëndetësore që vijojnë.

Pjesë e këtyre dëmeve është nefropatia hipertensive në veshka, apo dëmtime në enët e gjakut, trurit, ataket kardiake, dëmtimet në sy e shumë organe të tjera. E ftuar në studion e emisionit Diagnozë, Prof. Asc. Marsida Duli, mjeke nefrologe nga Premium Clinic, ngriti alarmin se tensioni i lartë nuk duhet trajtuar si normalitet.

Doktoresha Marsida Duli eshte shprehur se: “Ndodh shpesh here qe masim tensionin dhe thote 14-15, jam mesuar me kete tension, nuk ndjej gje. Jo shifrat e larta te tensionit, kur ai rritet ne menyre graduale organismi yne adoptohet me keto shifra dhe nuk shfaq simptoma, por demi vazhdon. Demi i pare eshte ne veshka kur fillon dhe shfaqet nefropatia hipertensive apo nefroangioskleroza qe e quajm demtimi kronik te veshkes, demtimet jane ne enet e gjakut te trupit duke perfshire trurin, probleme aksidentave cerubrovaskulare, fillon demenca, harresat pra fillojne problemet kardiovaskulare, infarktet, ataket, aneurizmat, zgjerimet e eneve te gjakut qe dhe mund te cahen , mund te rupturohen, demtimet ne sy probleme me retinopatine hipertensive, e shume organe te tjera