Pak muaj më parë, aktorja e dashur për publikun Delinda Disha, ndau me ndjekësit lajmin e trishtë të humbjes së dy binjakëve të saj. Me anë të një postimi në “Instastory”, ajo shkroi: “Miq dua të ndaj me ju jo vetëm momentet e bukura, por edhe ato të vështira. Të dy bebushat i humba, dy binjakët që i doja kaq shumë janë atje lart si dy ëngjëj, ndoshta ishte shumë ëndërr e bukur për të qenë realitet. Nuk ia dolëm dot. Jam mirë, por psikologjikisht po e kaloj shumë keq”,
Së fundmi aktorja ka qenë e ftuar në emisionin “Natë me Aulonën”, ku ka folur për këtë moment të vështirë të jetës së saj. Ajo rrëfeu se nuk e ka pasur aspak të lehtë ta kalojë këtë periudhë, por kanë qenë familja e saj ata që e kanë ndihmuar.
“Ne i dëshironim shumë ose e dëshironim shumë një fëmijë të dytë, ta zgjeronim familjen tonë, dhe nuk ishte një ishin dy. Por fatkeqësisht kjo gjë nuk ndodhi dhe zgjati shumë pak, vetëm tre muaj. Është dashur mbi një muaj që të marr veten, por nëse do ta përshkruaj me fjalë taman, e kam ngrënë veten me dhëmbë në sensin e mirë të fjalës. Kur shikoja Dasantinin që rritej çdo ditë, që edhe ai më jepte suport, Eldo në mënyrë të padiskutueshme, familja ime, dhe ja ku jam sot. Më kanë bërë përshtypje mesazhet pafund që më vinin, nuk isha e vetmja që e kisha kaluar këtë gjë”– tha Delinda.
Nga ana tjetër, aktorja tha se nuk ishte penduar që e kishte bërë publike shtatzëninë, pavarësisht asaj që ndodhi sepse ndonjëherë është më mirë të tregosh të vërtetën dhe “të mos jetosh një gënjeshtër”.