Së fundmi në programin “Dua të të bëj të lumtur” u transmetua historia e ndaluar e dashurisë mes Stiljanos dhe Ersoneldës.
Ata ishin njohur me njëri- tjetrin që në fëmijëri e më pas ishin lidhur, por gjyshërit e Ersoneldës e kishin ndaluar atë që të vazhdonte lidhjen.
Stiljano nuk hoqi dorë nga Ersonelda dhe i propozoi për martesë në emision ndërsa familjarët e saj në prapaskenë, u acaruan dhe tentuan të hynin me dhunë në skenë.
Familjarët u shoqëruan në komisariat ndërsa Ersonelda pranoi propozimin për martesë të Stiljanos. Ndërsa ditëne djeshme faqja e programit ka bërë të ditur për audiencën se ata janë bashkë dhe shumë të lumtur. Stiljano falenderoi Arbanën dhe tregoi që nga dita xhirimit të emisionit ata jetojnë bashkë.