Lufta kthen reminishenca që duket se janë harruar. Një bunker bërthamor nëntokësor, i cili është ndërtuar gjatë Luftës së Ftohtë, ka dalë në shitje për 25 mijë paund. Ai është ndërtuar në vitin 1961 dhe është i vendosur pesë metra nën tokë.
Bunkeri në fjalë ndodhet në Brundall, Norfolk, Britani e Madhe dhe tani mund të jetë i juaji nëse doni ta blini, shkruan “The Sun”.
Objekti nëntokësor është ndërtuar gjatë epokës së kërcënimit bërthamor dhe është i pajisur me një sistem të posaçëm për mbrojtje kundër pulsit elektromagnetik nga shpërthimet bërthamore.
Në vitet 1960, secili nga 1560 bunkerët e krijuar, kushtonte për t’u ndërtuar sa kosto e ndërtimit të një shtëpie. Por tani ky vendstrehim me gjendje të mirë mund të blihet për vetëm 25 mijë paund.
Ky bunker, ndryshe nga të tjerët e asaj epoke, nuk është shkatërruar. Ai është në gjendje mjaft të mirë për çdo blerës të mundshëm.
I ndërtuar sipas modelit standard të kohës, bunkeri përbëhet nga një shtresë betoni, përforcuar me çelik, pesë metra nën nivelin e tokës.
Bunkeri është izoluar edhe me bitum dhe më pas me një shtresë të jashtme tullash për t’u mbrojtur nga depërtimi i mundshëm luftarak.
Për të hyrë në bunker, pronarët do të duhet të udhëtojnë në një labirint të thellë me një shkallë çeliku dhe i pret një “dhomë monitorimi”.
Bunkeri është i pajisur me një radio dhe një linjë fikse, por do t’ju duhet të bëni pa lidhje me ujë dhe energji elektrike, e po ashtu dhe pa sistemet e kanalizimeve. /noa.al