Itali- Mësohet detajet e para të një ngjarje të rëndë të ndodhur në Itali ku një mjek kardiolog u ekzekutua me armë në studion e tij.
Krimi ndodhi në klinikën në via ‘Bassanesi’ në Favara para syve të punonjësve.
Mësohet se viktimë ka mbetur Gaetano Alaimo, 65-vjeç, mjek i njohur dhe i respektuar në qytetin e provincës së Agrigentos dhe në Siçili. Një 47-vjeçar e qëlloi me armë zjarri dhe më pas u ndal nga karabinierët.

Autori i vrasjes, nga Favara, Adriano Vetro, u ndalua menjëherë pak pas ngjarjes. Ai u gjurmua në shtëpinë e tij ku ishte kthyer pas krimit. Në shtëpi, policia gjeti dhe konfiskoi edhe armën e përdorur në vrasje.
Vetro dyshohet se kundërshtoi vendimin e mjekut për të mos lëshuar një dokument që ishte thelbësor për rinovimin e lejes së tij të drejtimit të automjetit.
Gjithashtu mësohet se autori i kishte thënë mjekut para krimit se ai ishte i gatshëm t’i nënshtrohej një operacioni për të marrë certifikatën. Por duket se mjeku ka qenë i prerë në vendimin e tij në të mirë të qytetarit që i bëri gjëmën.