Tritan Kalo ka shkruar në rrjetet sociale një status i cili ka ngritur dyshime të mëdha në lidhje me përshkrimin e recetave për pacientët e sëmurë me Covid. Ai shkruan se shumë ilaçe të njohura si Remdesivir, Favira, Truvada, Tamiflu, kanë rezultuar të padobishëm, përdoren për trajtimin e qindra pacientëve megjithëse OBSH kanë deklaruar mospëedorimin e tyre. “Bëhet fjalë për Panjohuri apo për Përfitime monetare në këto kohë të turbullta kovidiane”-ngre pikëpyetjen ai.
STATUSI I KALOS
Për sa kohë që ASNJË antiviral si: Remdesivir, Favira, Truvada,, Tamiflu, etj, apo antiparazitari Ivermectin nuk kanë dhënë ndonjë efekt dobiprurës në mjekimin e të sëmurëve me Covid-19, përkundrazi më shumë dëmprurës të tyre, përse ato vijojnë e përshkruhen nga kolegët ose vijojnë të kërkohen nga të sëmurët ose të afërmit e tyre….
Asnjëri prej tyre nuk është antiviral specifik ndaj virusit Sars-Cov2/Covid-19….FDA, EMA, WHO kanë rekomanduar MOS dhënien e tyre….Bëhet fjalë për Panjohuri apo për Përfitime monetare në këto kohë të turbullta kovidiane….”Së pari mos lëndo”(“ Prima non noçere” – shprehet babai i mjeksisë Hipokrati)…..Together forever!!