Sekretari francez i Shtetit për Çështjet e Jashtme ka thene qe pritet qe evropa te hapet dhe te behemi gati per te startuar ne 1 korrik.
Ja se si u shpreh sekretari francez:“Ideja është të kemi ndoshta një listë të parë me 50 vende që kanë vënë nën kontroll epideminë dhe për shkak të së cilës ne nuk rrezikojmë sigurinë shëndetësore të francezëve, të evropianëve”, shtoi ai.
Kufijtë e jashtëm të BE-së dhe hapësirës Schengen, të mbyllura që prej 17 marsit për të luftuar kundër përhapjes së koronavirusit të ri, pritet të rihapen gradualisht duke filluar nga 1 korriku.
Kufijtë brenda Europës janë hapur kryesisht që prej 15 qershorit, përcjell ATSH.
“Lista e vendeve do të vendoset mbi bazën e të dhënave shumë objektive epidemiologjike, siç është niveli i incidencës (numri i rasteve të reja për 100 000 banorë) dhe do riaktualizohet çdo dy javë “, nënvizoi Jean-Baptiste Lemoyne.
Ai nuk theksoi nëse destinacionet e mëdha si SHBA-ja dhe Kanadaja do të bëjnë pjesë në këtë listë të parë.
Ndaj shpresojme te behet me mire ne ditet ne vazhdim.