Dashuria nuk është diskriminim, pavarësisht moshës apo vendit ku jeton
Frazën se “dashuria nuk njeh moshë”, e kanë dëshmuar më së miri një çift i cili ka 28 vite diferencë me njëri tjetrin. Vështrimet e njerëzve janë nga më të çuditshmet pasi ajo është një modele ndërsa ai një 54-vjeçar që drejton motorra për personat me aftësi ndryshe.
Mason Reese është 54-vjeç ndërsa e dashura e tij Sarah Russi, 26-vjeçe. Ata ia shprehën dashurinë njëri tjetrit vetëm një javë pas njohjes.
Burri 54-vjeçar nga New York-u tha: “E vërteta është se unë nuk e shihja veten si mashkull që mund ti bija në sy. Kur e shihja sa e bukur ishte, nuk mendoja se do të dashurohej me mua. Kur shfaqi interes për të qenë në një lidhje dashurie me mua, u habita si cdo njëri prej jush.”
Ai është shprehur se shumë njerëz e kanë pyetur nëse ata janë bashkë për para.
Modelja theksoi se: “Jam shumë e lumtur me Mason. Nuk kam nevojë të jem me të për para”.
Ndërsa Mason shtoi: “Sarah nuk më ka kërkuar anjë cent, madje më blen shumë dhurata të bukura”.