Dalin shifrat e fundit ja sa jete kan humbur sot nga kovidi ne vendin tone

Gjashtë persona kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19. Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit, nga 4022 testime kanë rezultuar pozitivë 780 persona.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 224 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.

Gjate 24 oreve te fundit janë shëruar 757 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 147,584 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

“Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.”

SITUATA NE 24 ORET E FUNDIT

Janë kryer 4022 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 780 qytetarë, në këto bashki: 268 raste në Tiranë, 62 raste në Durrës, 39 raste në Shkodër, 34 raste në Vlorë, 32 raste në Krujë, 31 raste në Fier, 27 raste në Lezhë, Elbasan, 24 raste në Lushnje, 19 raste në Kavajë, 18 raste në Mallakastër, 17 raste në Kurbin, 16 raste në Mat, 15 raste në Kukës, Gjirokastër, 14 raste në Sarandë, 13 raste në Berat, 10 raste në Vorë, 8 raste në Kamëz, Dimal, Peqin, Gramsh, 7 raste në Korçë, Maliq, 6 raste në Devoll, Kuçovë, 5 raste në Has, Këlcyrë, 4 raste në Malësi e Madhe, Bulqizë, 3 raste në Tropojë, Dibër, Skrapar, 2 raste në Vau i Dejës, Shijak, Rrogozhinë, Divjak, Selenicë, Tepelenë, 1 rast në Pukë, Mirditë, Patos, Himarë, Delvinë, Libohovë, Përmet, Poliçan, Librazhd.