Kreu i qeverise Edi Rama diten e sotme ka publikuar pamje nga maketi i sapo përfunduar i projektit të Portit të Durrësit, i përgatitur në studion urbanistike të Emaar Group në Dubai.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama shkruan se Porti i Durrësit do të transformohet në një prej porteve më të mëdha turistikë të Mesdheut.
“MIRËMËNGJES
dhe me maketin e sapopërfunduar në studion urbanistike të Emaar Group në Dubai, për transformimin e Portit të Durrësit në një prej porteve më të mëdha turistikë të Mesdheut, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
Më 16 prill është prezantuar masterplani për portin e ri turistik që do të jetë më i madhi në Ballkan, në të cilën kompania Emaar Group do të investojë 2 miliardë euro.