Ora News sjell foton e babë e bir, Pjetër Rushaj dhe djalit të tij Jason, vetëm 14 vjeç të cilët humbën jetën mesditën e 20 nëntorit 2022 në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë administrative Shkrel, Malësi e Madhe.
Makina në të cilën udhëtonin babai me djalin dhe vajzën e tij u mor përpara nga rrjedha e përroit të Thatë. Vajza e familjes Rushaj mundi të dalë nga uji në kohë e ndihmuar nga një banorë i zones. Ndërkohë që babë e bir u morën para nga rrjedha.
Pas 16 orë kërkimesh intensive, gjatë pasdites së djeshme, gjatë natës dhe gjatë mëngjesit të sotëm, nga polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në gjatësinë e përroit, në Bogë, u bë e mundur gjetja e dy trupave (babë e bir).