Dalin fotot e edukatores dhe vendit ku humbi jetën fëmija 3-vjeç në kopështin në Fier.
Sipas dëshmive të punonjësve të kopshtit, fëmija është mbytur me lidhësen e kapuçit të xhupit teksa po përpiqej që të merrte çantën.
3-vjeçari është përpjekur që të marrë çantën që ndodhej në varëse, për këtë ai ka hipur në dollapët që ndodheshin tek kopshti por kur ka tentuar të zbresë kapuçi i ka ngelur në varëse.
Fëmija është gjetur pa shenja jete nga edukatorja Redina Binjaku. Ndërkohë një ditë më parë familjarët e vogëlushit protestonin dhe kërkonin drejtësi pasi sipas tyre vendi ku thuhet se është mbytur fëmija është dyshues. Ata shprehen se aty ka kamera.
Gjykata e Fierit vendosi masën e sigurisë me burg për edukatoren deri në zbardhjen e së vërtetës.