Mediat italiane kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me aksidentin para 2 ditesh në rrugët e Reggia Emilia ku humbën jetën katër anëtarë të familjes
Mësohet se familja ishte duke udhëtuar në një makinë tip Fiat Stilo kur ndodhi aksidenti duke bërë që të humbasin jetën në vend tre prej fëmijëve të Ardian dhe Anjeza Hysenit si edhe nipi i tyre i vogël, Mattiasi, vetëm dy vjeç.
Makina Fiat Stilo e cila drejtohej nga 32-vjeçari Orjol Lame duket që ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara përndryshe nuk shpegohet përpasja fatale që shkaktoi edhe shembjen e murit të banesës së pabanuar. Bordura e trotuarit duket ka luajtur si trampolin që makina të ”fluturojë” dhe të përplaset me murin pa e prekur fare trotuarin.
Prokuroria e Regio Emilias ka hapur dosjen ndërkohë që 32 vjeçari Orjol Lame ndodhet në terapi intensive në spital.
Ka dyshime se Orjoli mund të ketë ndjerë dhimbje në këmbë dhe – duke mos iu përgjigjur vullnetit të tij –të ketë shtypur edhe më shumë gazin e të ketë humbur kontrollin. Gjithashtu ka dyshime se i vogli të ketë qenë në prehrin e mamasë së tij dhe jo në sediljen e posaçme siç përcakton kodi rrugor.