Një aksident rrugor me pasojë dy të vdekur është shënuar në Karditsa, Greqi mbrëmjen e djeshme. Viktimat janë dy shqiptarë, dajë e nip.
Shqiptarët e moshës 37 dhe 62 vjeç ishin duke udhëtuar me motor mesnatën e së mërkurës, 8 maj në Marathea Kardicë.
Sipas informacioneve të mediave greke, ata kanë dalë nga rruga dhe janë përplasur me një pemë dhe më pas me një shtyllë dritash. Për shkak se ata nuk mbanin helmeta, goditjet ishin fatale dhe të dyve u është shkëputur koka nga trupi.