Tema e emisionit “Rudina” në Tv Klan ditën e sotme ka pasur në fokus ditën më të lumtur në jetë. Për këtë temë, stafi i emisionit ka përgatitur intervista me disa qytetarë në Tiranë, të cilët i janë përgjigjur kështu pyetjes së gazetares se cila ka qenë dita më e lumtur në jetën e tyre:
“Dita kur u bëra gjyshe me një mbesë të vogël.”
“Dita më e lumtur e jetës time ka qenë kur më erdhën në jetë 2 fëmijët e mi, 28 vjet më para dhe 25 vjet më para.”
“Të gjitha ditët të lumtura janë, por data e lindjes, kur u bëra me fëmijën e parë.”
“Dita më e lumtur e jetës time ka qenë kur jam bërë nënë dhe pastaj kur jam bërë gjyshe me nipër dhe mbesa.”
“Kur u rrëzua busti, aty jemi gëzuar më tepër.”
“Sot se kam marrë vizën për të lëvizur jashtë, kështu që pse të mos jetë.”
Ajo që ka habitur nga këto intervista ka qenë përgjigja e një qytetari, i cili është shprehur pesimist duke thënë se në Shqipëri nuk ka ditë të bardha, por vetëm të zeza. Ndërsa ditën më të bukur në jetë, ai ka cilësuar atë kur është bërë me fëmijë duke shtuar se nuk ka pasur asnjë moment tjetër lumturie.
Qytetari: Këtu në Shqipëri nuk ka ditë të lumtura, këtu ka vetëm ditë të zeza.
Pyetje: Po në jetë?
Qytetari: Dita më e lumtur kur bëhesh me fëmijë, asgjë tjetër.
/tvklan.al