Raste të pazakonta përballjesh me pronarët e bizneseve në bregdet kanë rrëfyer pushuesit për JOQ Albania në mes të këtij sezoni veror. Një rast i fundit i mbërritur në redaksi rrëfen më së miri arrogancën dhe pangopshmërinë e biznesmenëve shqiptarë.
Pushuesi rrëfen se kishte shkuar për të pushuar me familjen, gruan dhe dy fëmijët e mitur në Golem në orën 18:00 të pasdites së ditës së diel teksa është përballur me një skenë të pazakontë.
Ai ka shtrirë peshqirët në rërë dhe më pas është konfrontuar me pronarin e shezlongëve i cili i ka thënë se paguan rërën dhe duhet të çohet.
I skandalizuar nga sjellja e biznesmenit, pushuesi është zhvendosur më poshtë por ka vendosur që historinë e tij ta ndajë edhe me të tjerët.
Ai shkruan:
“Pershendetje! Dje isha me familjen ne plazh ne Durres Golem me dy femijet e mi njeri 15 muajsh dhe tjetri 6 vjeç. Menduam te kalonim nje mbasdite shkuam ne plazh ne oren 18 morem pershqirat dhe u vendosen ne rere tek plazhi para cadrave pa besdisur njeri se dhe cadrat ishin bosh se dje frynte ere. Vjen personi qe meret me cadrat dhe na thot qe te largohemi sepse pronari paguan per reren qe ne ishim vendosur nje meter para ujit te detit.
I thash qe ketu perpara nuk paguan njeri dhe ne nuk largohemi nga rera se duhet te kemi dhe ne hapsiren tone te plazhit publik. i thot pronarit dhe vjen ai si i fort pronari 1 meter e 20 nga toka dhe 130 kg pesha, nga babzia qe hante sa kishte mundesi vetem ne pasqyre mund ta shikonte veglen qe bente çiçin. na bente si i fort une me familje aty dhe me femije te vegjel me thoshte qe duhet te iki nga rera sepse ishte ai medemek pronari i reres dhe i detit aty perpara. Bente si gore si i fort, nuk e zgjata shume sepse isha me familje, u zhvendosa 5 metra me tej ku eshte The Bunkier dhe vazhdova plazhin per hir te femijve por nga brenda me vinte nje inat qe te shkoja dhe tja thyeja turinj atij pronarit qe nuk kishte te fryre nga babzia per te zene pronen publike, ai dukej nga gjuha si Kosovar, pronar nga Kosova ne plazhin e Golemit nuk di cfar te them. Gjithsesi po ta shkruaj si rast sepse e perjetova dje kam gjithnaten qe mendoj por cfar ti bej femijve sepse atij lloj pronari do tja kisha q… motren, qe ne menyren me arrogante me ngriti nga rera dhe bente si i fort me pronen publike.
Faleminderit po pate mundesi ngrije si rast qe mos ta pesojne dhe persona te tjere qe shkojne ne plazh ne Golem. Harrova te thoja qe ne çdo ambjent te bisnesit qe ai kishte aty nuk te jepte asnje fature tatimore.“