Një 32 vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë, pasi ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i pallatit ku jetonte.
Bëhet me dije se shtetasi I. H., 32 vjeç, është plagosur pasi ballkoni i katit të tretë të pallatit ku banonte është shembur pjesërisht dhe për pasojë i riu ka përfunduar në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Kavajë/Informacion paraprak:
Më datë 20.12.2022, rreth orës 15:30, në lagjen nr. 5, në Kavajë, është shembur pjesërisht ballkoni i katit të tretë të një pallati dhe për pasojë ka rënë nga ballkoni, shtetasi I. H., 32 vjeç. Si pasojë 32-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.