Kryeministri Rama ka permendur sot se rastet e abuzimit në spitalet Covid, janë vetëm “një dorë”.
“Një dorë abuzuesish e batakçinjsh mes bluzave të bardha, nuk e zhbëjnë dot moralin njerëzor e dinjitetin profesional të shumicës dërrmuese të tyre”, shkruan Rama teksa ka publikuar edhe një foto të infermieres së Covid1, e cila është shtatzanë dhe ka një vit që punon në vijën e parë të zjarrit me këtë virus, duke marrë parasysh rrezikun për të dhe bebin.
POSTIMI I PLOTE
#RESPEKT🙏
Në armatën e bluzave të bardha, që bëjnë dallimin e madh në këtë kohë lufte për shëndetin, është edhe një brez i ri profesionistësh si Xhorxhina Metushi.
Prej ditës së parë të përballjes me Armikun e Padukshëm, infermierja e palodhur e Spitalit Covid 1, vijon të qëndrojë në vijën e parë të zjarrit, teksa pret të sjellë në jetë fëmijën e saj, duke marrë në sy rrezikun për të shpëtuar njerëz në rrezik për jetën!
Krenar për bluzat e bardha që në ditët më të mundimshme të vendit, dëshmojnë me forcën e shembullit të tyre, se jo vetëm nuk janë të gjithë njësoj po edhe se një dorë abuzuesish e batakçinjsh mes bluzave të bardha, nuk e zhbëjnë dot moralin njerëzor e dinjitetin profesional të shumicës dërrmuese të tyre🤗
#Heronj❤️