Kryedemokrati Lulzim Basha eshte filmuar këtë paradite në selinë blu.
Lideri i PD ka mberritur ne zyre nderkohe qe jashtë godines se demokrateve, një grup kundërshtarësh të tij kërkojnë largimin nga drejtimi i partise.
Siç shihet dhe nga keto pamje, Basha përshëndet disa prej mbështetësve brenda oborrit, dhe më pas i drejtohet selisë me telefonin në dorë, duke shmangur edhe pyetjet e mundshme nga gazetarët e pranishëm.