Ç’po ndodh në Big Brother? Të gjithë në lot, dalin te dera, Iliri kërkon të lërë shtëpinë, Arbana lexon zarfin e zi

Të gjithë banorët ishin në një nomiim të përgjithshëm gjatë këtyre ditëve. Kjo erdhi si pasojë e thyerjes së shpeshtë të rregullave të ‘’Vëllait të Madh’’.

Pas Palomës, i ndëshkuari tjetër i pubikut për këtë rebelizëm duket se ishte Sabiani.

Ai u eleminua gjatë spektaklit duke lënë kështu përfundimisht lojën për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Iliri ishte i vetmi që donte të merrte një vendim për të dalë nga shtëpia së bashku me të. Të dy janë parë tepër të afërt me njëri-tjetrin që prej fillimit të spektaklit.

Iliri: E di që nuk hyra me Sabianin, por gjeta një vëlla. E kam shumë të vështirë.

Arbana: E fundit gjë që do të donte ishte të sakrifikoje lojën tënde për një vendim të publikut.

Largimi i Sabianit u pasua me shumë lot dhe emocione nga banorët e tjerë.

Ky vendim i emocionoi dhe përloti thuajse të gjithë banorët të cilët uruan për një mundësi rikthimi të tij.

Pikërisht kjo ndodhi, Sabiani gëzonte biletën e kthimit gjë e cila tingëlloi e pabesueshme për të.

Fillimisht ai e refuzoi këtë mundësi, por më pas u rikthye tek banorët me po të njëjtin pozitivitet.