Ç’po ndodh në BBV? Një nga banorët kërkon të lërë shtëpinë, lot e ankth

DJ Dagz ishte zgjuar nga gjumi duke qarë pasi kishte parë në ëndërr një familjarë në gjendje shumë të rëndë.

Por, që në anën tjetër miku i tij, Pajtim Krasniqi (DJ PM) me të cilin është futur në shtëpi si një banor i vetëm, iu drejtua duke i thënë se nëse dëshiron mund të dalin kur te doje nga shtëpia.

Ndërsa mbrëmë në një bisedë me Donaldin, tha se do të donte të dilte këtë javë nga shtëpia pasi që nuk dëshiron të prish raportet me të gjithë, duke shtuar se tani ata po i nxjerrin fytyrat e vërteta.

Kujtojmë që edhe para pak jave, DJ Dagz kishte kërkuar të dilte nga shtëpia, por që banorët e kishin qetësuar.

Në shtëpi kanë mbetur më pak se 30 ditë deri në natën finale, mbrëmë është larguar Klaudio duke mbetur 12 konkurrentë