Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka publikuar të dhënat për situatë pandemike për 24 orët e fundit.
Nga 2.870 testime kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, 40 qytetarë, fatmirësihst nuk është shënuar asnjë humbje jete.
Janë shëruar 149 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 156.182 që nga fillimi i epidemisë.
Njoftimi i plotë i MSH:
09 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
-Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.144 doza të vaksinës kundër COVID-19.
-Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.432.135 doza të vaksinës.
-Deri më sot 608.939 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
-Nga 2.870 testime, 40 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
-Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vd ekjes.
-Sot janë shëruar 149 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.182.
-Në total numri i rasteve aktive është 1.226