Covidi iku, tani lija e majmunit / Sëmundja e momentit na troket në derën e Evropes dhe vendin tone

COVID-19 ishte virusi që solli shumë situata problematike në botë. Globi u izolua thuajse 2 vite për shkak të këtij virusi, ndërsa tani situata ka ndryshuar.E gjitha bota po flet për lijen e majmunit.

Një sëmundje e re që po përhapet me shpejtësi dhe padyshim ka shkaktuar frikë në popullatë, pasi nuk njihej më parë.Një rast i dyshimtë i lisë së majmunit është zbuluar në Greqi. Rasti i parë i dyshimtë i lisë tek majmunët po vlerësohet nga autoritetet shëndetësore greke.Ai është një turist, një 29-vjeçar, i cili kishte udhëtuar në Kefaloni me partneren e tij për pushime.

Autoritetet kanë arritur ta kapin dhe ta ekzaminojnë menjëherë.I riu ka skuqje të lëkurës dhe simptoma të tjera që të ngjashme me ato të lisë së majmunit. Kjo ka bërë që rasti të merret shumë seriozisht dhe të mos anashkalohet.Autoritetet shëndetësore të Kefalonisë, të cilat vlerësuan ngjarjen, e karakterizojnë atë si të dyshuar për li majmunësh. Shqipëria ende nuk ka marrë masa dhe nuk ka ende asnjë inspektim për linë e majmunit.