Katër anëtarë nga e njëjta familje në Tetovë kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit me Covid-19.
Mediet në Maqedoni shkruajnë se 3 prej tyre kanë vd ekur në kushte shtëpie, ndërsa njëri në spital, ku theksohet se të gjithë kishin patur sëmundje shoqëruese.
“Kanë ndërruar jetë në kushte shtëpiake mirëpo të tre me komorbiditet. Pacientja më e re e moshës 36 vjeçare ka qenë me obezitet, sëmundje gjinekologjike dhe sëmundje të tjera të rënda shoqëruese, gjithashtu edhe prindërit i ka pasur me sëmundje të rënda. Prindi ka qenë me kancer në fazën terminale ndërsa e ëma me kardiomiopati. Faktori gjenetik luan rol shumë të madh në këtë betejë”, deklaroi Miranda Pajaziti, Qendra Covid, Tetovë.