Covid 19 i merr jetën zyrtarit të PD: Ishte vetëm 32 vjec

Një 32 vjeçar nga Belshi ka ndërruar jetë mesditën e sotme në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, pasi ishte infektuar me Covid-19.

Mësohet se i riu prej një jave ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ishte i intubuar. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 32 vjeçari nuk ka arritur të jetojë. Newsbomb.al mëson se viktima është Alban Hidri, sekretarit i grupseksionit Rrasë për Partinë Demokratike.

Burimet bëjnë me dije se ai nuk kishte asnjë sëmundje bashkëshoqërurese. Lajmin e trishtë e jep dhe kryetari i PD Belsh Bedri Qypi, i cili shkruan:

“Ditë e zezë për mua dhe partinë që drejtoj. E kam tepër të vështirë ta pranoj që sot u nda nga jeta një nga bashkëpunëtorët e mi më të ngushtë. Për mua dhe partinë demokratike të Belshit do mbetesh njeriu më energjik dhe besnik që kam njohur. Së bashku kemi fituar cdo betejë politike, sepse ti e doje demokracinë dhe lirinë. I paharruar qofsh Alban Hidri.”