Covid-19 i merr jetën vëllait të deputetit shqiptar: I la jetim fëmijët pa baba

Ish-deputeti socialist Fatmir Toçi ka humbur të vëllanë për shkak të COVID-19 në moshën 65-vjeçare. Lajmin e ka bërë me dije vetë ai përmes një statusi në rrjetet sociale.

Toçi shkruan se i vëllai nuk e fitoi dot bet ejën me Covid duke lënë pas bashkëshorten, dy djemtë dhe vajzën.

U nda nga jeta sot në orët e para të mëngjesit im vëlla, Kujtimi, 65 vjeç, duke lënë pas një dhm imbje të thellë për të gjithë ne, bashkëshorten, dy djemtë dhe vajzën.

Nuk e fitoi dot betejën me koronavirusin,i cili duket se ja kishte vënë syrin njërit prej nesh dhe mori më të mirin, vëllain tonë më të madh.