Që nga viti 2007, të gjithë e kanë parë në Universitetin “Eqerem Çabej” në Gjirokastër, në korridore, auditore, duke dhënë mësim, në seminare…ka nxjerrë e përcjellë me mijëra studentë. Dhe në një moshë fare të re.
Por sot, ka ndërruar jetë nga Covid-19 pedagogu i dashur për studentët Luis Seiti duke lënë pa fjalë gjithë komunitetin gjirokastrit dhe stafin pedagogjik e njerëzit që e njohin.
Lajmin për ndarjen nga jeta të pedagogut e ka dhënë ish-deputeti Vangjel Tavo në rrjetet sociale. “Me keqardhje mësova lajmin për ndarjen nga jeta të Luis Seitit, pedagog në Universitetin e Gjirokastrës. Covid po u merr jetën edhe moshave të reja. Pandemia po merr përmasa të fri kshme. Mjaft me fjalë boshe, duhet strategji për të mbrojtur sa më shumë jetë” apelon Vangjel Tavo duke shprehur ngushëllime për familjarë dhe miq të pedagogut.