Ndërron jetë nga Covid një i ri nga Vlora. Bëhet fjalë për një 31 vjeçar, i cili nuk kishte asnjë sëmundje shoqëruese.
Myrtezan Memushaj ka humbur jetën në Turqi. Fillimisht ishte shtruar në kryeqytet prej më shumë se një muaj ndërsa 4 ditët e fundit pasi gjendja iu rëndua u nis për në Turqi.
Por pavarësisht përpjekjeve të familjarëve të tij duke e dërguar jashtë vendit për kurim, i riu nuk ka mundur dot që të mposhtë Covid, dhe ka ndërruar jetë në spitalin turk.
Në ditët e fundit situata e Covid në vendin tonë është shumë shqetësuese, ku rastet e fataliteteve janë përhapur dhe në radhët e të rinjve, dhe personave që nuk kanë pasur më herët sëmundje të tjera