Ne te gjithe boten tashme jane te njohura pasojat e situates se covid-19 ne shendetesi por te mos harrojme edhe pasojat ekonomike qe po duken kudo.
Edhe ne vendin tone prej me shume se dy muaj qeveria eshte kujdesur me masat e krijuara te sigurise te mbylle qytetaret ne shtepi dhe te shmangen kontaktet fizike qe te mos perhapet me tej virusi.
Mirepo karantina ka prekur shume edhe ekonomine dhe nder ata qe ankohen me teper jane edhe artistet te cilet kane anuluar cdo aktivitet fitimprures per ta si dasmat, festat dhe festivalet.
Keshtu per sa kohe nuk do te ejohen grumbullimet ne Shqiperi artistet llogaritet te kene humbje prej disa milionesh.
Por megjithese nuk jane shtrese e varfer serish ata jane nder ata qe kane humbjet financiare me te medha ndaj ka disa prej tyre qe kerkojne te kthehen syte e ndihmes financiare edhe tek ata.
Njeri prej tyre qe eshte Stefi Prifti tha se e kupton emrgjencen e te varferve por edhe artistet nuk duhet te cohen ne gjendje kaq te mjere.
“Ok, e kuptojmë emergjencën e një pjese të popullsisë së varfër dhe shpesh mbështesim sa mundemi këtë shtresë në nevojë, por kjo nuk do të thotë t’i cojnë edhe artistët në gjendje të mjere, të papërkrahur dhe të injoruar!
Ja po durojmë edhe një muaj tjetër ne, po kush na siguron se pastaj fillojmë pune? Askush! Ku e dimë ne se kur do marrim rrogën e parë? Ne nuk jemi as kaq të pasur dhe as armiq të vendit..! Shtetasit shqiptarë duhet të kenë të drejta të barabarta në të tilla raste.”-tha Stefi Priftti