Çon gjyshen për vizitë në ambulancë, djali vë duart në kokë: Ja pse po vdesin njerëzit

Kjo është një ngjarje reale që mund t’i ketë ndodhur çdokujt prej jush. Një djalë nga qyteti i Durrësit ka çuar për vizitë në poliklinikën e lagjes gjyshen e tij të moshuar, për të cilën mjekja i ka këshilluar të bëjë disa analiza dhe më pas t’i japë një mjekim.

Djali ka ndjekur këshillën e mjekes dhe zgjodhi të bëjë analizat në një klinikë shtetërore. Pasi ia tregoi mjekes, vendosi të bëjë edhe një herë për siguri analizat në një klinikë private dhe vuri duart në kokë kur pa rezultatet.

Personi që bëri analizat ishte po i njëjti, pra gjyshja e djalit që ka raportuar pranë JOQ.al. Diferenca e kohës ishte shumë e shkurtër, pra brenda disa orësh, ndërsa rezultatet krejt të ndryshme.

Me demek, gjyshja e tij do të merrte ilaçe tjetër për tjetër bazuar në të dyja rezultatet e ndryshme të analizave.

Ja çfarë shkruan ai:

Po ju shkruaj për të ngritur një problem që siç ka ndikuar tek unë, besoj se ndikon dhe në shumë familje shqiptare. Një nga këto ditë shoqërova gjyshen për një vizitë në qendrën spitalore të lagjes, ku e rekomanduan të bëjë disa analiza në poliklinikën qendrore në Durrës.

Pasi bëmë procedurën e analizave dhe morëm përgjigjen, kthehem te qendra spitalore e lagjes për të marrë mjekimin (si veprojnë të gjithë qytetarët), por vendos ti kërkoj dhe një herë mjekes listën e analizave dhe ti bëj përsëri analizat në një laborator privat. Ajo që më bëri habi ishte fakti që mora rezultate të ndryshme.

Nëse do marrim rastin e parë që analizat e shtetit janë gabim dhe të privatit të sakta, i bie që gjyshja ime do të merrte mjekime për diçka që s’e ka dhe problemi nuk qëndron te familja jonë, sepse ne e patëm mundësinë dhe i kryem këto analiza dhe në privat, po shumë të moshuar të tjerë të cilëve pensioni s’u mjafton për nevojat e tjera dhe jo më për të bërë analiza në privat, apo edhe familjet në nevojë, pse duhet të marrin mjekime për të cilat s’kanë nevojë? Mjekime të cilat mund t’ju shkaktojnë dëme në shëndet?

Por edhe nëse marrim rastin se analizat e privatit janë gabim, pse i keni licensuar këto laboratore?