Artisti i njohur, Nikos Vertis do të performojë sot në ishullin luksoz të Mykonos, por një tavolinë në rreshtin e parë ka një çmim marramendës dhe kushton minimalisht 15.000 euro. Të interesuarit duhet të paguajnë gjysmën e shumës paradhënie, pra 7.500 euro për të siguruar rezervimin.Keto jane pushime pasanikesh.
Çmimi përfshin një menu ushqimore, një pije tre litra, një shampanjë 1.5 litra dhe një shishe pije premium.
Tashmë tavolinat e para janë shitur me klientët izraelitë që vijnë nga Tel Avivi posaçërisht për Nikos Vertisin, i cili është veçanërisht i dashur në vendin e tyre.
Rreshtat e tjera të tavolinave janë po aq të shtrenjta, me çmime që fillojnë nga 350 euro për person deri në 850 euro për person.
Kjo eshte nje nga pushimet me te shtrenjta.
Ja dhe skena po behet gati per te kenaqur pushuesit.