“Klatch Coffee Roasters”, që ndodhet në Los Anxhelos dhe San Francisko e shet aktualisht një kafe me çmim kaq të lartë. Kjo ka ardhur si “bombë” për personat që konsumojnë vazhdimisht kafe, të cilët e blejnë një filxhan Starbucks për 6 dollarë.
Ka një arsye përse kafeja është kaq e shtrenjtë. Klatch është i vetmi në Shtetet e Bashkuara që shet kafe “Elita Geisha” e cila është në sasi të limituar.
Elita u prodhua para shumë vitesh në familjen Lamstus në Boquete dhe është konsideruar si një prej kafeve më të mira në botë.
Disa blerës paguajnë 803 dollarë për kilogramë, prandaj Klatch ishte i pari dyqan kafeje në ShBA që bleu 10 kilogramë. Të gjithë të fiksuarit pas kafes po paguajnë, madje po kursejnë para për të provuar një filxhan Elita.