Pas humbjes së opozitës, ka reaguar gazetari pranë Sali Berishës dhe Partisë Demokratike, Çim Peka, i cili e këshillon Lulzim Bashën, të mos i njohë zgjedhjet. Peka thotë se nuk duhet njohur “maskarada”, ndryshe Basha duhet të largohet.
“Lulzim Basha ose nuk duhet të njohë këtë maskaradë industriale, ose të ikë”, shkruan Peka.
Me sa duket, Sali Berisha paska vendosur që zgjedhjet të mos njihen dhe Basha të qëndrojë në parti edhe pas humbjes së katër palë zgjedhjeve rresht.
Kujtojmë se Presidenti i Republikës i njohu zgjedhjet ditën e sotme, duke i konsideruar të qeta dhe të rregullta.
Reagimi i Pekës: