Roli i dietës në kancerin e mushkërive:
Duhanpirja eshte faktori kryesor i riskut dhe vendimtar ne shfaqjen e kancerit te mushkerive.
Duhanpiresit kane zakone ushqimore me te varfra krahasuar me jo duhanpiresit, ky fakt e veshtireson vleresimin e rolit te ushqimit dhe dietes ne rrezikun e kancerit te mushkerive.
Konsumi i larte i frutave dhe me pas i perimeve, lidhen me ulje te rrezikut te kancerit te mushkerive.
Faktore te tjere qe mund te lidhen me rritje te rrezikut per shfaqjen e kancerit te mushkerive, per te cilet te dhenat jane me pak te forta, jane konsumi i mishit te kuq dhe nenprodukte te tij si sallamet dhe proshutat, yndyra totale, dhe pesha e ulet trupore.
Të dhënat mbi kancerin e mushkërive
Ky lloj kanceri eshte ai qe vret me shume nga te gjithe llojet e tjere ne bote, duke numeruar 18% te gjithe vdekjeve nga semundjet tumorale. Prevalenca e larte e kesaj semundje lidhet me duhanpirjen. Pervec duhanit, jane identifikuar edhe faktore te tjere risku, si inhalacioni i tymit te drurit te djegur apo qymyrit, avujve te skuqjes se vajrave ne kuzhine, smogut te makinave, asbestit, etj. Ne dekadat e fundit, roli i dietes ka perbere interes shkencor te vecante duke rezultuar ne nje trup te konsiderueshem evidencash mbi ushqimin dhe kancerin e mushkerive.
Frutat rezultojnë aleati më i fortë
Konsumi i larte i frutave duket te kete efektin me te rendesishem ne parandalimin e kancerit te mushkerive. Nje nga studimet kryesore – “Shangai Men’s Health Study”, gjeti nje ulje te riskut me 25% ne personat qe konsumonin me shume fruta ne dite.
Nder frutat me force me te larte mbrojtese renditen frutat e pyllit, sheget, shalqiu, mollet dhe agrumet.
Brokoli – mbreti i perimeve
Konsumi i mjaftueshem i perimeve lidhet gjithashtu me ulje te riskut te kancerit te mushkerive, por kjo lidhje eshte me e dobet krahasuar me frutat, dhe ne disa studime nuk rezulton statistikisht e rendesishme. Gjithsesi, kur behet fjale per perimet e familjes se kryqezoreve, si brokoli, lakra, lulelakra, lakra e Brukselit dhe lakra “kale”, rezultatet jane me te forta dhe te qendrueshme. Ky ndikim mbrojtes i ketyre perimeve te cmuara, eshte ruajtur akoma edhe ne duhanpires. Perberesit “magjik” ne kete rast mendohet te jene “isothiocyanate-t” – fitokimikate me veprimtari te dukshme antitumorale qe gjenden me shumice te kjo familje zarzavatesh.
Duhanpirja ndryshon rolin e ushqimit?
Cuditerisht, disa perberes ushqimor si psh. vitamina B6 apo vitamina D luajne rol te ndryshem ne varesi te duhanpirjes. Vitamina B6 duket te jete shume protektive kunder kancerit te mushkerive, ne persona qe pine duhan ndersa nuk duket te kete rol ne jo duhanpires. Vitamina D ndikon pozitivisht ne persona jo duhanpires por aspak ne persona duhanpires.
Mishi i kuq – një rrezik i mundshëm
Konsumi i mishit te kuq eshte lidhur me rritje te rrezikut te kancerit te mushkerive ne disa studime, sidomos i nenprodukteve qe perftohen nga perpunimi i tij. Nuk eshte e qarte nese eshte vete mishi i kuq fajtor apo menyra e gatimit te tij. Gjithsesi, jo te gjitha studimet kane konstatuar lidhje te rendesishme. Deri sa te arrihen te dhena me te qarta, rekomandohet konsum i kujdesshem i mishit te kuq.
Forca mbrojtëse vjen nga ushqimet, jo nga suplementet
Studime te shumta kane treguar se karrotenoidet – substanca antioksiduese qe gjenden te karrotat, spinaqi, e verdha e vezes dhe kungulli i verdhe, luajne nje rol mjaft protektiv kunder kancerit te mushkerive. Por, kur u studiua ndikimi i beta-karrotenit, i marre ne forme suplementi, u desh te nderpritej studimi menjehere, pasi u verejt nje rritje e frikshme e rasteve te kancerit te mushkerive ne personat qe konsumonin suplementin, krahasuar me personat qe merrnin placebo.
Me pas, pasuan edhe studime te tjera qe treguan lidhje te ndjeshme te rrezikut te kancerit te mushkerive nga marrja e beta karrotenit ne forme suplementi. Keto fakte perforcojne logjiken se nje lende ushqyese e nje ushqimi bashkevepron me lende te tjera qe gjenden natyrshem ne ate ushqim dhe eshte e veshtire te ndahet roli i tij apo te perftohet i njejti rezultat kur merret i vecuar ne forme suplementi. Ne rastin konkret, lenda ushqyese kthehet ne te demshme kur merret i vecuar dhe i perqendruar.
Ushqimet që mbrojnë nga kanceri i mushkërive
Të dhëna të mundshme
Frutat ne pergjithesi, vecanerisht: sheget, boronicat, mjedrat, luleshtrydhet, shalqinjte, agrumet -qitro, pjepri, hidet, thanat.
Perimet kryqezore: brokoli, lakar, lulelakra, lakra kale
Perimet e pasura ne karrotenoide: kungulli i verdhe, karrotat, patatja e embel, pjepri, spinaqi, rukola, pazite.
Të dhëna të limituara
Arrat e Brazilit
Peshqit e kalter
Kerpudhat (ne vecanti shitake dhe reishi)
Ushqime te pasura ne “quercitin”: mollet, specat, domatet, qepet e kuqe, kaperi, kakao, caji jeshi, fasulet, sherebela.
Ushqime te pasura ne fitokimikate: turmerik, domate, soja, fara luledielli dhe susami, fara lini dhe vaj lini, arra.
Ushqime te pasura ne luteolin: rozmarine, rigon, selino, vaj ulliri, timus dhe nenexhik.
Këshilla thelbësore
Nese jeni duhanpires, nderpriteni. Nese s’mundeni rrallojeni dhe ulni perqendrimin e nikotines.
Evitoni duhanpirjen pasive
Sigurohuni qe uji qe pini nuk permban arsenik
Konsumoni diete te pasur ne fruta – perime dhe erza protektive
Evitoni marrjen e suplementeve me beta – karroten
Rrisni aktivitetin fizik pasi mund te ule rrezikun e kancerit te mushkrive ndjeshem
Merrni keto masa edhe me seriozisht nese keni te aferm qe eshte prekur nga kanceri i mushkerive, pasi semundja eshte deri diku e trashegueshme.
Shembull ushqimi për persona të predispozuar apo të prekur nga kanceri i mushkërive
Mëngjes
Leng i shtrydhur nga: 2 molle, 1 tufe spinaq, 1 tufe rukola, 1 tufe rozmarine
1 omelete me: 1-2 veze fshati, tershere te zier, pak brokoli, ½ spec te kuq te grire, pak gjize pa kripe
1 kivi, 1 portokall
Paradite
1 leng shege
Disa arra (te reja), ose bajame, ose 2 arra Brazili
2 feta buke misri me djathe dhie te njome, qepe te njome, rigon dhe vaj ulliri
Drekë
1 sallate me brokoli, lulelaker dhe karrote te ziera ne avull, te shoqeruara me pak qepe te kuqe te pagatuar
200gr gjoks pule te rritur ne natyre te marinuar me timus dhe rigon
1-2 kupa pure kungulli te verdhe ose patate te embel
2 feta buke thekre
Pasdite
1 caj jeshil me limon dhe pak turmerik
1 fete buke thekre me 1 kupe kos me hudhra, koper, vaj ulliri
Darkë
Sallate me laker te kuqe, laker te bardhe, karrote, panxhar “crudo” te grire imet, majdanoz, selino, vaj ulliri dhe leng limoni
Kerpudha te pjekura me rozmarine
1 supe me qiqra, geshtenja, sherebele, rozmarine, hudhra dhe vere te bardhe
1 leng si i mengjesit
Kujdes: Ky regjim eshte vetem nje shembull dhe nuk perben keshillim te personalizuar.
Blerina Bombaj