Një çift pushuesish në plazhin e Jalës janë përplasur nga një gomone. Paraprakisht bëhet me dije se ata kanë qenë në breg kur janë përplasur nga mjeti lundrues që po dilte nga uji dhe për pasojë një prej tyre ndodhen në spital.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.20, teksa gomonia ka qenë duke dalë nga deti, për t’u ankoruar në breg. Drejtuesi ka humbur kontrollin dhe ka dalë në breg duke përplasur shtetasin A.S 31 vjeç dhe një vajzë, E.GJ 25 vjeçe.
Dy të rinjtë kanë qenë në shezlongët e tyre duke marrë rreze kur gomonia gjatë tentativës për të dalë në breg, i ka përplasur.
Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia e Vlorës.