Ky eshte cifti me 19 vite diference qe kane nje histori dashurie me shikim te pare.
Me interesante tek historia e tyre eshte njohja kur Rich Tomkinson ishte vetem 19 dhe ajo Eva Owen foshnja qe nena po shetiste me karroce.
Rich dhe Sarah Owen (tashme 53 vjece) njiheshin per shkak te nje pune te perbashket ne vitet `90 ne te njejten rruge asokohe.
Rich, një topograf, nga Staffordshire, thotë: “Ishte pak e frikshme kur kuptova se e kisha takuar Evën si foshnjë, por nuk e kisha idenë në atë kohë.
“Ne vetëm qeshim tani me këtë gjë. Mosha është vetëm një numër për ne dhe ju nuk mund ta diktoni zemrën se me kë të bini në dashuri. Diferenca e moshës 19 vjeçare nuk na shqetëson aspak.”
Eva, tashmë një punonjëse sociale, shtonse Ishte pak e çuditshme kur e kuptuan se Rich e kishte takuar kur ishte fëmijë.
“Ai është shumë argëtues dhe ka një zemër të madhe. Kur jemi bashkë, askush nuk mund të thote se kemi një diferencë të madhe moshe – përveç mjekrës gri të Rich-it tregon dicka. Por ai do të jetë një baba i shkëlqyer.”
Kur babai i Rich u diagnostikua me një semundje terminale në tetor 2018 dhe ndërroi jetë, Eva e ndihmoi atë ta kalonte atë gjendje.
Dyshja kishin planifikuar të martoheshin në qershor 2021, por vendosën të shtyjnë ditën e tyre të madhe për shkak të kufizimeve të Covid .
Në ngjarje prekëse ishte kur Eva humbi papritur babanë e saj Martyn, 60 vjeç, në korrik 2021.
Ajo thotë: “Nuk mund ta duroja faktin që të mos kisha babanë atje që të më rrinte në krah, por me pas kaloi”
Më tej Rich humbi nënën e tij, Nicole Tomkinson, 76 vjeç, në tetor 2021.
Pas disa muajsh të vështirë, çifti riorganizoi dasmën e tyre në korrik 2022 – duke zgjedhur një ceremoni intime të ndjekur nga një festë e madhe në fushën e shtëpisë së një miku me mbi 200 të ftuar.
Rich dhe Evie tani presin një fëmijë së bashku dhe janë shumë të lumtur! Cifti kujton se ju duke e mrekullueshme lajmi kur mësuan se po prisnin një fëmijë në maj 2022, pas disa muajsh përpjekje.
Rich bën shaka: “Ne e kemi menduar tashmë edhe që njerëzit do të mendojnë se unë jam gjyshi dhe jo babi dhe gjëra të tilla. Por ne thjesht do të qeshim.”