E gjithe bota eshte ne kaos per shkak te koronavirusit dhe te gjithe jane ne pritje te lajmeve te reja.
Por mediat amerikane po flasin në këto momente mbi një raport të shërbimeve inteligjente që i është dorëzuar Shtëpisë së Bardhë dhe po hetohet per te nxjerre te dhena te reja.
Flitet se sipas zyrtarëve te larte që kanë folur fillimisht për agjensinë, Bloomberg, raporti sekret, thote se Kina ka gënjyer lidhur me numrin e atyre qe kane humbur jeten dhe të të prekurve, me qëllim te caktuar.
CIA ka zbuluar se autoritetet kineze me dashje i kanë ulur shifrat dhe nuk kanë raportuar të dhënat e sakta per te fshehur te verteten.
Analistët thonë se kjo ka shkaktuar shumë dëme, pasi bota do ta merrte më seriozisht nëse do të kishte transparencë në Kinë. Vetëm me efektin që dha më tej pandemia në Itali, u ndërgjegjësuan si duhet shtetet e tjera. Administrata amerikane po ashtu mendon se edhe Rusia, Irani dhe Korea e Veriut, nuk bëjnë transparencë dhe nuk japin informacione të sakta lidhur me të prekurit nga koronavirus në vendet e tyre.
Ndaj dhe Italai ka kaluar shifrat e Kines dhe kjo eshte dicka e pa kuptueshme dhe tregon se Kina po luan nje loje te dyfishte.