Ne te gjithe jemi habitur kete vit me motin e ngrohe dhe vapen e kesaj fillim vjeshte, ku zjarret kane nisur ne shume pyje.
Stacionet meteorologjike kane pare tajfune dhe uragane qe kane perfshire shume vende.
Madje Qendra e Parashikimit të Klimës në SHBA, konfirmon se është rikthyer zyrtarisht “La Nina”, një dukuri atmosferike komplekse, e cila ne fakt ndodh një herë në disa vjet në Oqeanin Paqësor, por qe ka pasoja globale.
Keshtu, ajo qe ndodh eshte se Erërat e Oqeanit Paqësor duke u bere shume te forta, e shtyjnë ujin e ngrohtë nga bregu perëndimor i Amerikës së Jugut drejt Indonezisë dhe rrjedhimisht uji i ngrohtë lëviz drejt perëndimit, ku shtohet sasia e ujit të ftohtë.
Mirëpo këto ndryshime në temperaturën e sipërfaqes së detit, ndihen anembanë planetit, pasi “La Nina mund të përkeqësojë thatësirën diku, dhe mund te sjellë një dimër shumë më të lagësht e të egër diku tjetër.
Prandaj sipas eksperteve nëse do të zgjasë më shumë se disa muaj, atëherë vera e ardhshme do të jetë me siguri shumë më e nxehtë sesa kjo që sapo kaluam.