Tiranë- Një incident ka ndodhur pak më parë pranë Kuvendit në Tiranë, ku një person është futur me makinë brenda në oborr, duke dëmtuar traun.
Mariglen Berisha, një 32-vjeçar ka hyrë bashkë me mjetin e tij brenda oborrit të Parlamentit. Në njoftimin e Policisë së Tiranës bëhet me dije se i riu ka thyer traun e hyrjes, në përpjekje për të parkuar mjetin brenda ambienteve të institucionit. Paraprakisht raportohet se 32-vjeçari është një person që kurohej për depresion. Ai është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje, por nuk dihet ende arsyeja që e ka shtyrë të riun të futet brenda Parlamentit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 07.12.2022, te Parlamenti, shtetasi M. B., 32 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka dëmtuar traun e hyrjes në Parlament. 32-vjeçari është shoqëruar në komisariat dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.