Mëngjesi i herët në Waterstone, një qytezë në bregdetin e Uellsit, në Britaninë e Madhe, filloi i qetë dhe me ritmet e jetesës karakteristike të atyre zonave. Por diçka theu rutinën e përditshmërisë, si në një film.
Fillimisht një oshtimë e mistershme në qiell, që zbardhi natën, dhe më pas një skenë që banorët aty nuk do të harrojnë lehtë. Një nga një, qindra, ndoshta një mijë zogj, më së shumti harabela, filluan të binin në tokë, të gjakosur, të ng ordhur.
“Ishte traumatike, e çuditshme, krejtësisht diçka e pashpjegueshme”, tregon një nga dëshmitarët okularë.
Janë shumë dëshmitë që tregojnë për një tip shpërthimi elektrik, para se të shfaqej skena makabër, por autoritetet që kanë filluar investigimet ende nuk kanë gjetur ndonjë burim të besueshëm.