Koronavirusi po fillon te shembet dhe efekti i tij ne bote sa vjen dhe po bie nuk eshte me si dikur.
Njerezit po mesohen me jete te re dhe virusi eshte drejt largimit dhe jeta po rifillon perseri.
Italianët do të mund të vizitojnë të afërmit e tyre dhe të mblidhen në grupe të kufizuara, ndërsa janë hapur parqet, në të cilat duhet respektuar ende distancimi social. Gjitthashtu ka rifilluar puna në ndërtim dhe tregtinë me shumicë, ndërsa sot rifillon edhe shërbimi “delivery”, ku lokalet dhe restorantet do të shesin ushqime dhe pije nëpër shtëpitë e qytetarëve.
Spanja është një nga vendet më të prekura nga koronavirusi, por me përmirësimin e situatës qeveria ka vendosur të lehtësojë edhe masat. Baret dhe restorantet do të tregtojnë me shërbimin “delivery”, ndërsa janë hapur edhe parukeritë, por me numër të kufizuar klientësh. Shkollat mbeten të mbyllura deri në shtator.
Në Greqi gati 10 për qind të salloneve të mbyllura të shitjes do të mund të hapin dyert, përfshirë edhe libraritë, duqanet elektronike, optikat, serviset e automjeteve, dyqanet e produkteve sportive dhe sallonet e parukerive. Kisha do të hapë dyert vetëm për lutje individuale.
Gjermania po fillon hapjen e shkollave në disa qytete, ndërsa janë lejuar të hapen edhe parukeritë. Vazhdon hapja e kishave, muzeve dhe kopshteve zoologjikë, ndërkohë që baret dhe restorantet do të bëjnë dërgesa vetëm në shtëpitë e qytetarëve.
Edhe kjo javë do të jetë me kufizime për Francën, ndërsa nga java tjetër do të hiqet pjesa më e madhe e kufizimeve, ndërsa ndalimi i lëvizjeve do të jetë vetëm pë zonat e kuqe të cilat kanë numër më të madh të perosnave të infektuar.
Në SHBA nga dita e sotme do të fillojnë të hapen zyrat, ndërsa në disa shtete kanë rifilluar aktivitetin e tyre bizneset e vogla, ku është e detyrueshme mbajtja e maskës dhe ruajtja e distancimit social. Java tjetër pritet të jetë deçizive për hapjen totale të SHBA-ve.newsbomb