Çfarë ndodh pasi shërohesh nga Covid? Shtrohen me urgjencë në spital dy mjekë të riinfektuar, dyshime se…

Riinfektimi i qytetarëve me Covid është një shqetësim që është ngritur së fundmi nga specialistët shëndetësorë të Kosovës.

Janë shtruar për herë të dytë në spital dy mjekë të Kosovës, pasi janë riinfektuar për herë të dytë me covid.

Infektologu Ilir Tolaj ka thënë se riinfeksioni me Covid 19, si mundësi ekziston por në praktikë është një dukuri e rrallë, duke shtuar se studimet po tregojnë që imuniteti kundër Covid-19 është i përqendrueshëm dhe zgjat me vite të tëra.

Shumica e riinfektimeve në Kosovë po e kalojnë lehtë sëmundjen, thonë profesionistët shëndetësorë.

Sidoqoftë një studim i ri, i bërë në shkallë të gjerë në Britaninë e Madhe tregon se pas infektimit me COVID-19 imuniteti bie shumë më shpejt se sa mendohej, sidomos tek të moshuarit.