Cfarë ndodh nëse bëni dush me ujë të ftohtë

Mendimi për t’u larë në ujë të ftohtë ose për të qëndruar nën një dush të ftohtë mund të mos jetë ideja e të gjithëve për një kohë relaksimi.

Neuroshkencëtari Andreë Huberman fillimisht theksoi avantazhet e dushit të ftohtë. Ai thotë se dushi i ftohtë ndihmon në clirimin e katekolaminave, dopamines, epinefrines dhe norepinefrines për një kohë të gjatë.

Megjithatë dushi i ftohtë nuk e rrit metabolizmin apo të ndihmojë në rënien në peshë. E kundërta pra nëse qëndrojmë për shumë gjatë rreth 15 apo 20 minuta ai jep efekt të kundërt.

Në vend që të duronte një dush të ftohtë për një kohë ekstreme, Dr Andreë i sugjeroi një mikut të tij ta fillojë me një kohë më të shkurtër, ndoshta vetëm 90 sekonda, për të ndërtuar ngadalë tolerancën e trupit.
“Unë them ta bëni në fillim me kohë minimale në mënyrë që të merrni efektin që po kërkoni, pra që të jeni vigjilent dhe më i motivuar,” këshilloi Andrew.

Përfitimet
-Zvogëloni inflamacionin dhe ënjtjen.
-Reduktoni dhimbjet kronike në kyçe dhe dhimbjet e muskujve.
-Forconi sistemin tuaj imunitar.
-Promovoni përmirësimin e përgjithshëm të shëndetit.
-Përmirësimi i metabolizmit dhe humbje peshe e shëndetshme.
-Përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe zvogëlon rrezikun e diabetit të tipit 2.
-Ndihmoni në luftimin e simptomave të depresionit. SHIKO.NEWS