Trupat ruse janë dëbuar nga qyteti jugor i Ukrainës, Mykolaiv. Kështu deklaron zyrtari i qeverisë ukrainase Andriy Yakobchuk.
“Luftimet po vazhdojnë në periferi,” shton ai. Ndërkohë, Forcat Tokësore të Ukrainës postuan pamjet që supozohet se tregonin rimarrjen e aeroportit të qytetit dhe një flamur ukrainas që valvitej.
Pretendimet ende nuk janë verifikuar zyrtarisht thotë BBC.
Raportet më herët sot thanë se trupat ruse kishin hyrë në qytetin me vendndodhje strategjike me rreth 500,000 banorë.