Kumbulla është një zgjedhje e pashmangshme e çdo amvise për të përgatitur ushqim për dimër, dhe përveç se janë më të përdorura për përgatitjen e marmelatave, është e këshillueshme për ti ngrënë edhe të freskëta.
Kumbulla përmban vitamina C (5 deri 8 mg per 100 g, në varësi të llojit), vitaminë B6, vitaminen B2, vitaminen B3, vitaminën C, magnez, hekur, kalcium, madje dhe 240 mg per 100 g i kaliumit.
Kumbulla është e pasur në fibra, 2 g për 100 g, dhe me gjithë këtë është një fryt me pak kalori.
Studimet e mëparshme kanë treguar se kumbulla forcon kockat, zvogëlon rrezikun e zhvillimit të kancerit të zorrës së trashë, por edhe se konsumimi i 12 kumbullave mesatarisht në ditë për dy muaj zvogëlon nivelet e LDL kolesterolit të keq./