Cfare mund te konsumoni kur keni gure ne temth
Kur hamë ushqime me yndyre, fshikëza e tëmthit zbraz biliare në zorrë. Ndonjëherë, megjithatë, gurët mund të irritojnë fshikëzën e tëmthit ose madje ta bllokojnë atë. Nëse gurët dalin nga fshikëza e tëmthit, ato mund të shkaktojnë verdhëz apo edhe pankreatit . Në shumë njerëz shkaku i gurëve të tëmthit është ndërveprimi midis shkaqeve trashëgimore dhe dietës.
Ja se si mund t’i copëtoni natyrshëm gurët dhe t’i eliminoni ato nga trupi juaj pa dhimbje.
Konsumoni lëng limoni: Pini lëngun e katër limonëve të shtrydhur çdo ditë në stomak bosh për një javë. Eliminimi i gurëve të tëmthit bëhet më i lehtë kur pini shumë ujë.
Lëng perimesh: konsumoni lëng nga panxhari, karrota dhe tranguj dhe pini një gotë dy herë në ditë për dy javë.
Kripërat Epsom: lejojnë që gurët e tëmthit të lëvizin lehtë përmes kanalit biliar. Hidhni një lugë çaji kripërash Epsom në një gotë me ujë të vakët dhe pijeni para se të shkoni në shtrat.
Agrumet: përmbajnë pektinë, e cila është e dobishme në prishjen e gurëve të tëmthit.
Lëngu i mollës dhe uthulla e mollës: mund të shpërndajë gurët e tëmthit kur konsumohet në formën e lëngut së bashku me uthullën e mollës. Acidi malik ndihmon në zbutjen e gurëve të tëmthit dhe uthulla ndalon mëlçinë të prodhojë kolesterolin që është përgjegjës për gurët e tëmthit. Molla shpërndan gurët në fshikëz e tëmthit, duke parandaluar formimin e tyre. Nga Anila Kalleshi
Shendetshem