Çfarë ka ndodhur te Infektivi? Ministrja Manastirliu shkon me shpejt, Tritan Kalo e zbulon: Njerëzit nuk…

Ministrja Ogerta Manastirliu ka qenë pak mëparë në ambientet e Spitalit Infektiv në Tiranë ku ëhstë takuar nga afër me bluzat e bardha për të folur rreth situatës së COVID.

Mjeku Tritan Kalo ka deklaruar se duhet patur kujdes dhe vigjilencë nga qytetarët lidhur me COVID.

Ai thotë se kujdesi duhet përcjellë në mënyrë vertikale deri tek qytetari më i thjeshtë.

‘’Kënaqësi që të kemi drejtuesit e shtetit pranë që kujdesen gjithmonë për ne, por kujdesi më i madh është ndaj vetvetes. Kujdesi duhet përçuar në mënyrë vertikale deri tek qytetari më i thjeshtë. Njerëzit kurrë nuk duhet të harrojnë që kujdesi më i madh është për vetveten.’’- tha Kalo.