Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi duket se ka “hequr dorë” nga rrjetet sociale, ku siç shihet nga një vëzhgim i thjeshtë, postimi i fundit është bërë më datë 13 maj për ditën e Fitër Bajramit.
Kryemadhi postoi si në Facebook dhe në Instagram një foto me kreun e KMSH-së, Bujar Spahiu ku mbi të shkruante: Gëzuar Fiter Bajramin, me urimin për më shumë begati për të gjithë shqiptarët. Pas errësirës gjithmonë vjen drita.
Mirëpo që prej asaj dite Kryemadhi ka qenë inekzistente, pavarësisht se shumë gjëra kanë ndodhur në sferën social-politike në vend. Bet.eja e LSI-së ka vijuar në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve, në Kolegjin Zgjedhor dhe Gjykatë, por duket se Kryemadhi ua ka deleguar këtë punë vartësve të saj, ndërsa në profilet zyrtare dhe sociale në rrjet, nuk ka pasur asnjë reagim.
Kryetarja e LSI para disa javësh u largua për në SHBA, ku u prit me shumë gëzim nga kushërira e saj dibrane, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.
Nuk dihet nëse Kryemadhi aktualisht ndodhet ende në SHBA apo është rikthyer në Shqipëri, nëse e kaloi oqeanin për arsye politike, shëndetësore apo thjesht për disa pushime pas ngarkesës së madhe post-zgjedhore.