Një ngjarje e rëndë tronditi Tiranës këtë të premte. 21-vjeçarja Aldorjana Loshi, efektive në komisariatin nr.5 në Kamëz i dha fund jetës me një plumb në gjoks me armën e shërbimit.
Dyshohet se ajo ishte e vetme në shtëpi kur i dha fund jetës, ndërsa është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të hapur derën e banesës së saj.
E reja me origjinë nga Klosi i Mirditës jetonte e vetme në rrugën “Ali Demi” në Tiranë dhe prej një viti e gjysmë punonte në komisariatin nr.5 si patrullë e përgjithshme.
Policia pyeti në vendngjarje të dashurin e vajzës, si person që mund të ketë dijeni për shkaqet që e shtynë 21-vjeçaren drejt aktit ekstrem.
Ai tha se nuk kishte mundur të lidhej me të në telefon.
Më herët mediat raportuan se çifti kanë pasur një debat së fundmi me njëri-tjetri. Debati me të dashurin dyshohet se mund të ketë ndikuar në vendimin e 21-vjeçares drejt aktit të rëndë.
Efektivja nuk e kishte babanë, ndërsa la pas nënën dhe një vëlla më të vogël.